0Udhëheqja e Flotës Ushtarako-Detare të Rusisë planifikon të krijojë aty nga viti 2013 Komandën e zonës së Largët për garantimin e lundrimit të sigurt të anijeve ruse nga piratët detarë në Oqeanin Indian. Për këtë njoftoi një burim i mirë-informuar në Shtabin Kryesor të Flotës Ushtarako-Detare. Në momentet aktuale në rajonin e Gjirit të Adenit dhe bregdetin e Somalisë vepron një njësi anijesh të Flotës së Oqeanit Paqësor me në krye anijen e madhe kundërnëndetëse “Admiral Vinogradov”. Në vitin 2011 Flota Ushtarako-Detare e Rusisë planifikon të dërgojë në rajonin e Bririt Afrikan 5 njësi anijesh të flotës Veriore dhe asaj të Oqeanit Paqësor.