0Forcat e NATO-s do ti dorëzojnë funksionet për garantimin e sigurisë në 7 rajone të Afganistanit dikastereve ushtarake të vendit në qershor të këtij viti. Për këtë njoftoi sot në Kabul Presidenti i Afganistanit Hamid Karzay. Sipas fjalëve të tij, midis rajoneve që do të kalojnë ndër të parët nën kontrollin e shërbimeve kombëtare të sigurisë janë provinca Bamiyan dhe Panjshir, ku vërehet një situatë relativisht e qetë aktualisht, qyteti Herat dhe periferitë e Kabulit. Forcat ndërkombëtare, të kryesuara nga NATO, ndodhen në territorin e Afganistanit që nga viti 2001.