Shkarko audiofailin

Rusia është e gatshme të dalë në rolin e ndërmjetëses në rregullimin e situatës së krijuar rreth Libisë, deklaroi të hënën, më 21 mars, përpara gazetarëve Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. I vetmi problem në këtë rast konsiston në atë: se me cilin të zhvillohen bisedimet. Muammar Gaddafi deklaroi se nuk zë kurrfarë posti dhe Perëndimi nuk do të marrë mundimin të flasë me të. Presidenti rus mendon, se rezoluta № 1973 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi vendosjen e zonës së ndaluar për fluturime mbi Libi është plotësisht e drejtë. Bashkë me këtë, masat që vuri në përdorim koalicioni perëndimor ndaj Xhamahirisë (Jamahiriya) ishin jo proporcionale dhe tejet të ashpra, prandaj shkaktuan pakënaqësi në botën islamike arabe. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ndërmend ti drejtohet sërish situatës së krijuar në Libi në një kohë fare të afërt. Shkak për zhvillimin e konsultimeve urgjente në të u bë mesazhi i qeverisë së Libisë. Interpelancën mbi verifikimin e përkimit të aksionit ushtarak kundër Libisë me Kartën e OKB-së e nisi në Nju Jork Rusia. Moska që në fillim doli për rregullimin e problemit të brendshëm të Libisë me rrugë paqësore, vuri në dukje Dimitri Medvediev: “- Gjatë kësaj ne ndjekim me vemendje tejet të përqëndruar situatën e krijuar në këtë vend dhe dënuam pa mëdyshje veprimet e autoriteteve të Libisë dhe Udhëheqësit të Revolucionit libian ndaj popullit të vet. Duke u udhëhequr pikërisht nga këto arsye, Rusia mbështeti rezolutën № 1970 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe abstenoi gjatë miratimit të rezolutës № 1973 të tij. Pikërisht me qëllim të mbrojtjes së popullsisë dhe moslejimit të përshkallëzimit të konfliktit. Por, pa dyshim, ne nisemi në logjikën e veprimeve tona nga arsyetimi, se miratimi i çfarë rezolutash të Këshillit të Sigurimit duhet të drejtohet për moslejimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe vrasjen e popullsisë së pafajshme civile. Tani, ç’është për të ardhur keq, filluan veprimet reale luftarake në këtë vend. Dhe, kjo gjë, sigurisht, që nuk duhet lejuar”, - tha Dimitri Medvediev. Presidenti rus shprehu shpresën e vet në atë, se të gjitha shtetet që marrin pjesë në operacionin për mbylljen e hapësirës ajrore dhe që kanë vënë në përdorim forcat e veta të armatosura  për realizimin e tij nisen nga perceptimi i asaj, se të gjitha këto bëhen në emër të popullit libian. Me qëllim që të mos lejohet vrasja e mëtejshme e njerëzve të pafajshëm dhe dezintegrimi i Libisë si shtet.