0Autoritetet libiane njoftojnë se trupat e tyre morrën nën kontroll qytetin Misurata në perëndim të vendit, transmetoi kanali televiziv Press TV. Sipas të dhënave të opozitës, gjatë kohës së sulmit u vranë më tepër se 40 veta, mbi 200 të tjerë u plagosën. Sipas njoftimeve të kryengritësve, të gjithë të vrarët e të plagosurit janë “demonstrues paqësorë”. Përveç kësaj, vijnë lajme mbi atë, se Gaddafi po përqëndron forca të mëdha ushtarake pranë qytetit Az-Zintan, i cili ndodhet aktualisht në duart e kryengritësve. Siç shprehen këta të fundit, në hyrjet e qytetit të sipërpërmendur tashmë ndodhen 40 tanke të ushtrisë libiane.