0Presidenti i Federatës Ruse do të zhvillojë sot negociata me Kryetarin e Administratës Kombëtare Palestineze Mahmoud Abbas. Palët do të diskutojnë situatën aktuale në problemin e rregullimit të konfliktit palestinezo-izraelit, ndër të tjera edhe në kontekstin e gjendjes së përgjithshme që është krijuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Rusia merr pjesë aktivisht në punën e “kuartetit” të ndërmjetësve ndërkombëtarë për avancimin e rregullimit të konfliktit palestinezo-izraelit dhe bën thirrje për rritjen e nivelit të koordinimit të veprimeve të komunitetit ndërkombëtar në këtë drejtim. Po sot Dimitri Medvediev do të takohet me Ministrin e mbrojtjes të SHBA Robert Gates, i cili ndodhet aktualisht në Rusi me një vizitë zyrtare.