SHBA dhe Rusia filluan shkëmbimin e informacionit mbi potencialet bërthamore, i cili parashikohet nga Traktati mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Qendra për minimizimin e rrezikut kërcënues bërthamor e SHBA i dorëzoi bazën e të dhënave të veta Rusisë gjatë ditëve të kaluara të fundjavës. Ky informacion përfshin të dhënat mbi raketat, sistemet e lëshimit të tyre, bombarduesit e rëndë dhe municionet bërthamore (warhead). Më parë Zëvendës/ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergei Rjabkov njoftoi, se inspektimet e para të ndërsjellta në objektet bërthamore mund të fillojnë në prill të këtij viti.