0Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov e kritikoi ashpër operacioni ushtarak ndërkombëtar në Libi. Duke marrë fjalën në transmetimin direkt të kanalit televiziv vendas TV7 ai tha, se operacioni kundër Libisë nuk ka qëllime të qarta dhe mjete për arritjen e tyre. Sipas fjalëve të Kryeministrit bullgar, shkak i vërtetë për ndërhyrjen ushtarake në Libi mund të jetë shfrytëzimi i ardhshëm i rezervave të naftës të këtij vendi. Bojko Borisov kujtoi, se operacione ushtarake ndërkombëtare nuk janë ndërmarrë në vende të tjera afrikane, ku në konflikte kanë gjetur vdekjen qindra mijëra njerëz, ndërkohë që si rezultat i bombardimeve në Libi u ndodh nën rrezik kërcënues popullsia civile. Bullgaria zyrtarisht e mbështeti operacionin në Libi, por vetë nuk pranoi të marrë pjesë në të.