0Autoritetet libiane hodhën poshtë njoftimet mbi vrasjen e të birit të Muammar Gaddafit - Khamis Gaddafi, i cili gjoja u bë viktimë e sulmit të një aviatori kamikaze. Sipas informacionit të publikuar në site-t e mbështetësve të opozitës, njëfarë piloti i forcave qeveritare e drejtoi me qëllim aeroplanin e vet në kompleksin e përforcuar në periferitë e Tripolit ku ndodhej post komanda e Gaddafit. Si rezultat i rënies së avionit, Khamis Gaddafi mori djegie të rënda trupore nga të cilat vdiq në spital. Korrespondentët e mjeteve britanike të informimit masiv, që ndodhen aktualisht në Tripoli, nuk i konfirmuan këto njoftime.