Qindra demonstrues organizuan në qendër të qytetit sirian Jassem një miting  proteste ulur kundër Presidentit të vendit Bashar Al Assad dhe Partisë drejtuese “Arab Socialist Resurrection”. Për këtë njoftoi kanali televiziv britanik “Sky News”. Trazirat në Siri nuk po rreshtin tashmë për të tretën ditë me radhë. Më parë protesta të banorëve me prirje opozitare ndaj regjimit u zhvilluan në qytetin Deraa. Të dielën ata i vunë flakën godinës së Komitetit qytetar të Baac, Pallatit të Drejtësisë dhe disa rajoneve policore. Pas këtyre trazirave Deraa u bllokua nga forcat e sigurimit.