0Dhoma Shoqërore e Rusisë bëri thirrje për dhënien e ndihmës qytetarëve të Japonisë, të cilët u bënë viktima të fatkeqësive natyrore. Në njoftimin e Dhomës Shoqërore, të vendosur në site e saj, vihet në dukje se organizatat jokomerciale mund të marrin pjesë në kontrollin mbi dërgimin dhe shpërndarjen e mallrave humanitare. Propozohet gjithashtu organizimi i ndihmës në koordinimin e përpjekjeve të specialistëve-likuidues të pasojave të ndotjes radioaktive në këtë vend mbi bazë vullnetare. Rusia ndër të parat drejtoi në Japoninë e dëmtuar rëndë prej tërmetit dhe cunamit shpëtuesit e vet dhe ndihmë të qenësishme humanitare.