0Terrorizmi dërkombëtar dhe përhapja e armëve të shfarosjes në masë mbeten rreziqe kryesore për Rusinë dhe SHBA-s. Një mendim të tillë shprehu sot Ministri i mbrojtjes i SHBA-s Robert Gates, duke marrë fjalën përpara anëtarëve të Akademisë Ushtarako-Detare në Shën Peterburg. “Pas përfundimit të “luftës së ftohtë” bota është bërë akoma dhe më e ndërlikuar”, theksoi Gates. Sipas fjalëve të tij, në botë ka më shumë destabilitet. Aktualisht rreziqe kërcënuese mund të priten nga shtete të ndryshme, por jo nga organizata me mundësi më të mëdha në krahasim me shtetet, mendon Gates.