Operacioni ushtarak i koalicionit ndërkombëtar kundër forcave të Muammar Gaddafit në Libi na kujton veoprimet e vendeve të NATO-s në ish Jugosllavi në vitin 1999, kurse “intervencioni humanitar” i zhvilluar gjatë saj, vetëm e tensionon situatën në rajon. Për këtë deklaroi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të mbrojtjes Viktor Zavarzin. Ai shtoi, se veprimet e Gaddafit bien ndesh me normat ndërkombëtare, dhe për këtë, sigurisht, duhet luftuar, por pa lejuar vdekjen e popullsisë civile . Ndërkohë Kreu i MPJ të Indisë Smanahalli Malaja Krishina bëri thirrje të ndërpriten sulmet ajrore në Libi, pasi bombardimet u shkaktojnë dëm të madh “shtetasve të pafajshëm”.