Operacioni ndërkombëtar “nuk duhet të shndërrohet në luftë kundër Libisë”, deklaroi sot Ministri i punëve të jashtme të Italisë Franco Frattini me të mbërritur në Bruksel në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE. Sipas mendimit të tj, të gjitha veprimet e koalicionit duhet të “përkojnë plotësisht me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Frattini shpjegoi, se Italia u bashkua jo për luftë, por për “ndërprerjen e dhunës”.