Karvani i motorëve të rrëshqitjes në dëborë, të pajisur me sistemin e navigimit global të ndërlidhjes satelitore  GLONASS, do të përshkojë një distancë prej më shumë se 7000 km në kushte shumë të vështira klimatike të Skajit Verior. Ekspedita do të mbledhë informacion unikal për jetën e Arktikut rus. Do të kontrollohet gjithashtu puna e pajisjeve të navigimit në kushte të vështira klimatike arktike. Lëvizja e ekspeditës do të monitorohet në regjim real kohe në një faqe të posaçme Interneti.