Sot nga Habarovsku për në qytetin japonez Nigata u nis avioni AN-74 i Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme (MSJ) i Rusisë me ndihma humanitare për të dëmtuarit nga tërmeti dhe cunami. Në bordin e avionit ka ujë të pijshëm dhe  batanije. Në kthim avioni do tësjellë në Habarovsk 30 rusë që jetojnë në Japoni, të cilët vendosën të largohen nga ky vend deri në momentin e normalizimit të situatës. Ndërkohë në reaktorin e bllokut të tretë energjetik të elekktrostacionit “Fukusima-1” sot filloi të rritej përsëri presioni.