Konalicioni ushtarak i vendeve të BE dhe SHBA-s bëri goditjen e dytë masive mbi objektet në Libi. Gjatë natës për disa orë me radhë u bombardua Tripoli. Sipas fjalëve të komandantëve të forcave aleate, në shënjestër të tyre ishin objektet e Mbrojtjes Kundërajrore (MKA). Por, siç transmeton Agjencia France Press, është shkatërruar një nga ndërtesat e rezidencës së Muammar Gaddafit. Mjetet libaneze të informimit masiv njoftojnë, se goditje nga ajri u bënë edhe mbi objekte civilë në Tripoli, Bengazi dhe Zuvari dhe rezervën e naftës në rajonin Mistrat. Në Bengazi-pikë kryesore e kryengritësve, po vazhdojnë luftimet. Nndërkohë Libia kërkoi mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.