Më 19 mars pjesëmarrësit e mbledhjes për Libinë morrën vendimin mbi fillimin e operacionit ushtarak. Më një deklaratë të tillë doli sot Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy në konferencën për shtyp mbajtur sipas rezultateve të mbledhjes për Libinë, në të cilën, në veçanti, morrën pjesë përfaqësuesit e Bashkimit Europian, Lidhjes së Shteteve Arabe, SHBA. Kanadsë dhe vendeve të tjera.

“Nuk ka asnjë armëpushim të menjëhershëm, prandaj ne do të marrim masa të karakterit ushtarak. Ky vendim u miratua nga të gjithë pjesëmarrësit e takimit”, - theksoi Lideri francez.

Goditjen e parë gjuajtësit francezë e dhanë mbi teknikën ushtarake libiane më 19.45 sipas orës së Moskës. Me referim tek fjalët e Sekretarit të shtypit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Francës, u godit një automjet i tipit të panjohur. Njoftohet, se operacioni ushtarak në Libi përfshin territorin nga 100 deri në 150 kilometra rreth qytetit Benghazi.

0Ndërkohë populli libian është i gatshëm të marrë mbi vete goditjet e vendeve të Perëndimit dhe SHBA, thonë pjesëmarrësit e “mburojës së gjallë”, të cilët qëndrojnë në këmbë dhe ulur rreth e përqark aerodromeve, bazave ushtarake, sistemeve raketore të mbrojtjes kundërajrore libiane. Për këtë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” i njoftoi një burim në qarqet ushtarake libiane.