0Gjatë krijimit të Mbrojtjes së vet Ajrore Kozmike Rusia do të zgjidhë edhe detyrën e integrimit me Mbrojtjen europiane antiraket, deklaroi Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për mbrojtjen dhe sigurinë Viktor Ozerov. Sipas fjalëve të senatorit rus, krijimi i Mbrojtjes Ajrore Kozmike është një ndër detyrat prioritare që shtrohet aktualisht përpara Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Procesi i integrimit po realizohet me vështirësi, por dëshira e mirë për krijimin e Mbrojtjes europiane antiraket tek Moska ekziston, tha parlamentari.