0Sportistët rusë Viktor Minibajev dhe Ilia Zaharov zunë vendin e tretë në kërcimet sinkronike në ujë nga trampolina 10-metërshe në etapën moskovite të serisë Botërore. Më të mirët në këtë disiplinë të programit u bënë kubanët Jose Guerra dhe Heincler Aguirre. Në vendin e dytë u renditën gjermanët Sascha Klein dhe Patrick Hausding. Më parë sportisti rus Eugjeni Kuznjecov fitoi medaljen e argjendtë në kërcimin nga trampolina 3-metërshe, kurse bashkatdhetaret e tij Svetllana Filipova dhe Nadiezhda Bazhina zunë vendin e dytë në kërcimet sinkronike nga trampolina.