0Skiatori rus Ilia Çernousov u bë fitues i garës së parë të finales së Kupës së Botës, e cila startoi në Falun të Suedisë. Çernousov e përshkoi distancën prej 3,3 kilometrash për 10 minuta e 51,8 sekonda, duke parakaluar norvegjezin e famshëm Petter Northug. I treti mbërriti në finish sportisti tjetër rus Maksim Vilegzhanin, i cili mbeti pas fitimtarit vetëm me 4,2 sekonda.