0Presidenti i Polonisë Bronislaw Komorowski më 11 prill me ftesë të Dimitri Medvedievit do të vizitojë Rusinë, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Takimi i tyre do të zhvillohet në Smolensk. Kryetarët e shteteve me rastin e 1-vjetorit të katastrofës ajrore të avionit presidencial polak Tu-154 do të vizitojnë Kompleksin Memorial “Katyn”, thuhet në këtë njoftim.