0Vendet e Perëndimit dhe botës arabe do ta gjykojnë regjimin e Muammar Gaddafit jo sipas fjalëve, por sipas veprave të tij, deklaroi Kryeministri britanik David Cameron si përgjigje ndaj njoftimit të MPJ të Libisë për ndërprerjen e veprimeve luftarake kundër opozitës. Sipas fjalëve të Cameron, përgatitja e operacionit për krijimin e hapësirës ajrore mbi Libi, të ndaluar për aviacionin e saj, do të vazhdojë. Liderët e opozitës libaneze e quajnë bllof premtimin e Tripolit për ndërprerjen e luftimeve.