0Rusia është e gatshme ti ofrojë ndihmë humanitare Japonisë, për të pranuar të dëmtuarit në qendrat kuruese të vendit dhe të punësojë shtetasit japonezë në rajonet pak të populluara të Siberisë dhe Lindjes së Largët të vendit, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij, në rajonet e dëmtuara nga tërmeti dhe cunami duhen dërguar ushqime, ujë, ilaçe dhe sende të nevojës së parë. Përveç kësaj, duhet menduar për atë, që të ftohen në Rusi shtetasit japonezë, para së gjithash fëmijët, që kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe reabilitim psikologjik. Rusia është e gatshme ti furnizojë Japonisë pajisje për filtrimin e ujit, për të cilin ka deficit në Japoni.