Në Rusi këtë vit do të krijohet sistemi unik i mbrojtjes ajroro-kozmike, deklaroi Dimitri Medvediev, duke marrë fjalën në kolegjiumin e zgjeruar të Ministrisë së mbrojtjes të Federatës Ruse. Ky sistem duhet të bashkojë mbrojtjen kundërajrore dhe antiraket nën drejtimin e përgjithshëm, duke  paralajmëruar për sulm raketor dhe kontroll të hapësirës kozmike. Kjo gjë duhet të bëhet në kontekstin e situatës aktuale, duke përfshirë vendimin për pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen e Rusisë në krijimin e sistemit europian të Mbrojtjes Antiraket (MAR), theksoi Presidenti.