OKB shpalli për krijimin e zonës së ndalimit të fluturimeve të avionëve të Muammar Gaddafit mbi Libi. 5 nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë dhe Rusinë, abstenuan gjatë votimit për projekt rezolutën. OKB parashikoi mundësinë e veprimeve ushtarake nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Por ra dakort për mosndërhyrjen e trupave tokësorë. Ajo, se votimi nuk do të ishte i  njëzëshëm, u duk menjëherë. Rusia, Kina, Gjermania, India dhe Brazili abstenuan. Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë OKB-së Vitali Çurkin shpjegoi në lidhje me këtë: “Për fat të keq, puna mbi këtë dokument nuk përkoi me praktikën e Këshillit të Sigurimit. U lanë pa përgjigje pyetje konkrete të bëra nga ana e Rusisë dhe një sërë vendesh të tjera nëtare të Këshillit të Sigurimit. Pikërisht, si do të sigurohet regjimi i zonës së ndalim fluturimit, silat janë rregullat dhe masat e përdorimit të forcës. Në tekst u përfshinë edhe teza, që potencialisht hapin dyert për zhvillimin e intervencionit të gjerë ushtarak”, u shpreh Vitali Çurkin. Ndërkaq Moska përshëndeti kërkesën e përfshirë në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndërprerje urgjente të zjarrit në Libi dhe të përjashtohet plotësisht dhuna ndaj popullsisë paqësore: “Ne dalim për garantimin e sigurt pa kushte të personave civilë. Duke u nisur nga principi bazë dhe vlerat e përbashkëta humanitare. Por jemi të bindur, se rruga më e shkurtër për garantimin e sigurisë së popullsisë civile dhe stabilitet afatgjatë të situatës në Libi është ndërprerja urgjente e luftimeve.Këtë temë e vazhdon eksperti ushtarak Viktor Litovkin: “Situata mund të zhvillohet sipas skenarit negativ, pasi për atë, që të sigurohet ndërprerja e fluturimeve mbi territorin e Libisë, duhet të goditet sistemi i saj i mbrojtjes antiraket, që mund ti pengojë këto veprime. Goditja e mbrojtjes antiraket do të thotë të bëhen bombardime raketore mbi pozicionet e komplekseve raketore zenit të Libisë. Për këtë është e domosdoshme të zbulohen, domethënë ekziston mundësia, se objektivat e goditjes mund të jenë jo të rreme. Në çdo rast, do të ketë goditje serioze të territorit të Libisë, dhe kjo gjë mund të sjellë në një skenar të tmerrshëm”, u shpreh eksperti.