Këshilli i Sigurimit (KS) i OKB-së miratoi rezolutën e re për Libinë, e cila parashikon krijimin e zonave të ndalim fluturimit mbi territorin e Xhamahirit, veprimet e mundshme luftarake kundër ushtrisë libaneze, me përjashtim të ndërmarrjes së operacionit toksor, dhe ngrirjen e llogarive të kompanive të naftës dhe Bankës Qendrore të Libisë. Dokumenti, i përgatitur nga Franca, Britania e Madhe, Libia dhe SHBA-s u miratua me shumicë votash në mbledhjen e KS në New York. Më parë burime diplomatike franceze deklaruan, se në rast të miratimit të rezolutës , trupat e huaja mund të godasin territorin e Libisë sonte natën.