0Gjermania dhe Australia morën vendimin për transferimin e ambasadave të veta nga Tokio në Osaka, që ndodhet në pjesën jugore të ishullit japonez Honshu. Ndërsa Irani, Bahraini dhe Angola i kanë mbyllur përkohësisht fare përfaqësitë e veta diplomatike në kryeqytetin e Japonisë. Rreth 10 mijë të huaj tashmë kanë braktisur Japoninë ose po bëjnë gati valixhet për tu larguar prej andej. Me rekomandimet drejtuar qytetarëve të vet për tu larguar nga Tokio dhe Yokohama, për tu zhvendosur në pjesën perëndimore të vendit apo për tu kthyer në atdhe dolën ambasadat e Australisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës.