0Federata Ruse nuk shtron çështjen e heqjes dorë prej realizimit të projektit të gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”), në kuadër të të cilit gazi natyror rus planifikohet të furnizohet nëpërmjet Detit të Zi në Europë, deklaroi Ministri i Energjetikës i Rusisë Sergei Shmatko, duke iu përgjigjur pyetjes - nëse po shqyrtohet vallë refuzimi i realizimit të projektit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Shmatko vuri në dukje, se për palën ruse “South Stream” është çështje e lidhur me marrëdhëniet e ndërsjellta me vendet partnere në Europë, me të cilat tashmë janë përfunduar marrëveshjet përkatëse. “South Stream” (“Rryma Jugore”) është alternativë, mundësi suplementare për furnizimin e gazit rus konsumatorëve europianë dhe në këtë plan mund të flitet vetëm mbi alternativën e shtrimit të pjesës detare të gazsjellësit”, - tha Ministri i Energjetikës i Rusisë.