Shkarko audiofailin

0Në vigjilje të raundit të dytë të negociatave të caktuara për në fund të marsit midis Beogradit dhe Prishtinës nën drejtimin e BE dhe SHBA, “Grupi Ndërkombëtar i Krizave” (ICG), i cili pasqyron prirjet e isteblishmentit amerikan, i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të hequr dorë nga tentativat e vendosjes së kontrollit ndaj rajoneve veriore të saj, të populluara prej banorëve serbë. Ky është konstatimi i parë i mundësisë së ndarjes së Kosovës në sfondin e raundit të dytë të negociatave. Dëgjoni në lidhje me këtë temë komentin e vëzhguesit të “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Pikë kyçe e raportit prej 31 faqesh është pranimi i pamundësisë nga ana e komunitetit botëror për arritjen e qëllimeve të veta kryesore në Kosovë - moslejimin e përshkallëzimit të dhunës, kundërshtimin e ndryshimit të kufijve të krahinës dhe parandalimin e shndërrimit të konfliktit kosovar në “të ngrirë”. Të gjitha këto qëllime i konfirmoi në dhjetor të vitit 2010 i Dërguari i Posaçëm i BE në Prishtinë Pieter Feith. Dhe ja tani “Grupi Ndërkombëtar i Krizave” (ICG) shpall mbi pamundësinë e “arritjes së këtyre 3 qëllimeve njëherazi”. Sipas mendimit të tij, problemi i serbëve kosovarë nuk mund të zgjidhet “pa përdorim force apo pa ndryshim kufijsh”. Pikërisht kjo e fundit dhe është për autorët e këtij raporti, si i thonë fjalës, “e keqja më e vogël”. Pranimi jo vetëm i mundësisë, por dhe i domosdoshmërisë së detyrueshme të ndarjes së Kosovës hap një drejtim të ri në negociatat për Kosovën dhe mund të dëshmojë mbi “testimin e terrenit” (matjen e pulsit) nga ana e Perëndimit - të adresuar ndërkaq jo vetëm Prishtinës e Beogradit, por edhe Moskës. Sepse problemi i serbëve kosovarë, të cilët jetojnë në rajonin e qytetit të Mitrovicës së Kosovës, është si tejet serioz që të mbetet jashtë vemendjes apo të injorohet, - vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “- Mitrovica e Kosovës dhe rrethinat e saj janë faktikisht pika kryesore e vetme e përqendrimit të qenësishëm të serbëve kosovarë, e cila numëron rreth 90 mijë banorë. Gjatë kësaj e gjithë popullsia serbe e Kosovës përbën, sipas vlerësimeve të ndryshme, nga 100 deri në 120 mijë banorë. Jashtë kufijve të komuniteteve veriore kosovare serbët jetojnë në pika të vogla të izoluara banimi dhe integrimi i tyre në shoqërinë kosovare është vetëm çështje kohe. Ndërsa banorët serbë të Mitrovicës së Kosovës kanë organet e tyre pushtetore, të krijuara në vitin 2008 në përputhje me legjislacionin e Serbisë. Por ekzistojnë arsye serioze që të mendohet se autoritetet e Prishtinës do të përpiqen të shmangin jo vetëm ndarjen e Kosovës, por bile edhe dhënien e autonomisë së gjerë rajoneve veriore të saj. Sepse pikërisht atje dhe janë përqëndruar kapacitetet kryesore të minierave dhe ndërmarrjet e metalurgjisë me ngjyra, të cilat, siç janë mëse të bindur në Prishtinë, destinohen të bëhen bazë ekonomike e pavarësisë së Kosovës. Përveç kësaj, ndarja e mundshme e Kosovës, e sanksiouar bile dhe nga vetë SHBA e BE, do të ndryshojë në mënyrë të pashmangshme raportin e forcave në konflikte të tjera analogjike. Në veçanti, komuniteti botëror do ta ketë akoma dhe më të vështirë pas kësaj të zgjidhë problemin e Qipros së ndarë. Por edhe unitetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë ky variant nuk i premton asgjë të mirë”, - konkludon eksperti i Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov.