0Kryeministri i Kirgistanit Allmazbek Atambajev pritet të mbërrijë sot në Moskë. Gjatë vizitës së tij dyditore ai do të takohet me homologun e vet Vladimir Putin. Janë planifikuar gjithashtu negociatat e tij me udhëheqjet e një sërë ministrive e dikastereve ruse në lidhje me çështjen e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh. Palët, në veçanti, do të diskutojnë anulimin e taksave të eksportit për materialet e djegshme dhe lubrifikante për Kirgistanin dhe ndërtimin e hidrocentralit mbi lumin Narin. Fjalë do të bëhet edhe për anulimin nga ana e Moskës të borxhit kirgistanas.