0Rusia disponon disa variante për rritjen e vëllimit të furnizimeve të lëndëve hidrokarbure, në Japoninë që e pësoi keq nga tërmeti shkatërrimtar, nga Lindja e Largët, deklaroi Ministri i Energjetikës i Rusisë Sergei Shmatko. Midis tyre figuron edhe ndërtimi i fazës së tretë të uzinës për prodhimin e gazit të lëngëzuar natyror në Sahalin. Kryeministri Vladimir Putin më 15 mars dha udhëzim për përshpejtimin e realizimit në jetë të projekteve për nxjerrjen e lëndëve hidrokarbure në Lindjen e Largët, në veçanti projektit “Sahalin-3”. “Gazprom-i” rus tashmë ra dakort për realizimin e furnizimeve suplementare në Japoni në prill dhe maj të 100 mijë tonë gazi të lëngëzuar.