0Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill priti në Moskë Kreun e Këshillit të Papës së Romës për arritjen e unitetit të krishterë Kardinalin Kurt Koch. Patriarku vuri në dukje, se vizita e parë e Kardinalit në Rusi përkoi “me kohën interesante të lidhur me zhvillimin e të gjitha anëve të shoqërisë, ndër të tjera edhe jetës kishtare”. “Pas një periudhe shtypjeje shumëvjeçare Kisha aktualisht ka mundësi të ripërtërijë misionin e vet dhe përgjegjësinë e saj pastorale përpara popullit”, - tha Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse.