0Në negociatat e zhvilluara në Kremlin nuk u arrit të sigurohet pëlqimi nga ana e Turqisë për shtrimin e gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”) nëpër fundin e Detit të Zi në zonën ekskluzive ekonomike turke, u njoftoi gazetarëve Nënkryeministri i Federatës Ruse Igor Seçin pas përfundimit të bisedimeve midis Presidentit të Rusisë dhe Kryeministrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Sipas fjalëve të Seçinit, pala ruse “nuk arrin të kuptojnë shkaqet e mosdhënies së lejes përkatëse”. Nga njëra anë partnerët tanë turq thonë, se “Gazprom-i” nuk ka paraqitur kurrfarë provash ekonomike për realizimin e projektit.