0Në “Greenpeace” e Rusisë pajtohen me mendimin e autoriteteve ruse mbi atë, se avaria në elektrostacionin atomik “Fukusima-1” në Japoni tani për tani nuk përbën rrezik për Lindjen e Largët të Rusisë, deklaroi për Agjencinë informative “Interfax” Ivan Bllokov. “Tani për tani rrezatimi radioaktiv nuk është shumë i lartë”, njoftoi ai. Të mërkurën “Greenpeace” i Rusisë, duke u referuar tek raporti i Forumit japonez për industrinë atomike, njoftoi, se autoritetet japoneze po humbasin kontrollin ndaj situatës së krijuar në elektrostacionin atomik “Fukusima-1”.