0Presidenti i Federatës Ruse është i sigurt, se energjia atomike mund të jetë e parrezikshme, në qoftë se do të zgjidhet mirë vendndodhja e elektrostacioneve atomikë, projekti i tyre dhe operatori. “Aktualisht ndërtimit të elektrostacioneve të rinj atomikë u kushtohet vëmendje shumë e madhe”, u shpreh ai pas negociatave në Kremlin me Kryeministrin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, me të cilin u diskutua , në veçanti ndërtimi nga Rusia e një elektrostacioni atomik në Turqi. Duke përmendur situatën rreth elektrostacionit atomik “Fukusima-1”, që u dëmtua si rezultat i tërmetit dhe cunamit, Medvediev theksoi, se po të respektohen të gjitha kërkesat përkatëse energjia atomike nuk përbën rrezik dhe se bile është e dobishme për njerëzimin.