0Në kontrollin e nivelit të rrezatimit radioaktiv në Lindjen e Largët të Rusisë është përfshirë edhe aviacioni. Siç njoftuan për Agjencinë informative ITAR-TASS, në shërbimin e shtypit të Qendrës rajonale të Lindjes së Largët, në qarqet Amursk, Sahalin, si dhe në Kamçatkë e Habarovsk nivelin e rrezatimit radioaktiv në atmosferë e realizojnë helikopterët Mi-8, në të cilët janë instaluar aparatura matëse të rrezatimit radioaktiv. Vëzhgim radiometrik bëjnë edhe anijet e Rojes Detare. Monitorimi i situatës në lidhje me problemet në elektrostacionet atomike japoneze, që u dëmtuan si rezultat i tërmetit dhe cunamut të fuqishëm, realizohet vazhdimisht.