Në MPJ të Japonisë kanë ardhur kërkesa për sqarimin e fatit të 500 shtetasve të huaj, që hanë humbur pa lënë gjurmë pas tërmetit dhe cunamit më 11 mars, njoftoi kompania televizive japoneze NHK. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, që transmeton kompania, numri i viktimave dhe të humburve pa lënë gjurmë në Japoni tashmë po i afrohet shifrës 12 mijë.