Rusia do të jetë e detyruar të mbyllë kufirin doganor me Ukrainën, në qoftë se ajo do të krijojë zonën e tregtisë së lirë me BE, deklaroi Vladimir Putin në Minsk. Në këtë rast mallrat do të transportohen për në tregun rus nëpërmjet nivelit doganor të mbrojtjes, por kjo është e palejueshme. Kazakistani dhe Bjellorusia, të cilat nënshkruan me Rusinë Bashkimin Doganor, gjithashtu ngrejnë pyetjen për mbylljen e kufirit me Ukrainën, është i sigurt Putin. Ai theksoi, se ky është skenar i “keq” i zhvillimit të ngjarjeve.