Për të rritur aftësinë e vet konkuruese në tregun bashkëkohor të punës nevojitet  nivel i lartë arsimor. Në Rusi sipas ligjit arsimi i parë i lartë mund të kryhet falas. Të gjithë të tjerët mbi bazë komerciale. Por ekzistojnë edhe rrugë të tjera, të ndershme, përkalimin e kësj gjendjeje. Një nga këto mundësi paraqet masteri. Kalimi i Rusisë në sistemin dynivelësh të arsimit të lartë sipas formulës “4x2”, ku i pari është katërvjeçari, kurse i dyti masteri, bëri realitet ëndërrën e shumë profesionistëve të rinj për të marrë dy diploma falas në specialitete të ndryshme. Në lidhje me këtë shpjegon Drejtorja e Institutit për zhvillimin e arsimit të Universitetit Shtetëror –Shkolla e Lartë Ekonomike (ГУ-ВШЭ) Tatjana Abankina: “Personi mund të përfundojë studimet katërvjeçare për një specialaitet të caktuar, kurse në master mund të studiojë për një specialitet tjetër. Në qoftë se, sigurisht, e lejojnë kushtet e programit. Kjo nuk quhet arsim i dytë i lartë, por nivel i dytë. Përveç kësaj, ekziston mundësia, që edhe ata që kanë marrë diplomën e specialistit, domethënë që kanë kryer deri në fund studimet e larta, mund të fillojnë masterin falas”, u shpreh Drejtorja. Në qoftë se personi ka marrë diplomën e katërvjeçarit dhe masterit, por do të studiojë më tej, ka mundësi të marrë edhe një shkollë të lartë, përsëri falas jashtë shtetit. Praktikisht të gjitha shtetet, me të cilat Rusia disponon marrëdhënie diplomatike, praktikojnë programe arsimore dypalëshe dhe japin bursa për studimin e shtetasve rusë në universitetet më të mira të vendit. Përveç kësaj, mund të studiohet me bursë, të ofruar nga një fond special shoqëror ose universiteti, shpjegon Profesori i Akademisë Ruse të arsimit Boris Bim-Bad: “Në të gjithë botën ekziston sistemi, të cilin unë e quaj kështu: rrugë për talentin. Ai konkludon në atë, se studentët e suksesshëm të çdo moshe marrin bursa mujorë nga fonde të ndryshme, nga laboratore të ndryshme shkencore dhe bile nga vet universitetet, të cilat fituesve në olimpiada të ndryshme u ofrojnë bursa të larta, u ofrojnë punë ose të vazhdojnë studimet”, u shpreh Boris Bim-Bad. Në qoftë se marrja e bursës është e vështirë ose personi nuk ka dëshirë të largohet nga vendi, mund të fitohen njohuri të reja për llogari të punëdhënësit edhe në vendin e punës. Shumë firma janë gati tu paguajnë profesorëve për bashkëpunëtorët e vet, që ata të rrisin nivelin ndërprerje nga puna arsimor pa. Në përgjithësi, sa të rrosh, do të mësosh, aq më tepër kur për këtë janë të gjitha mundësitë.