0Si rezultat i shpërthimit që ndodhi në energobllokun e dytë të elektrostacionit atomik japonez “Fukushima-1” është dëmtuar mbështjellja (membrana) primare mbrojtëse e reaktorit bërthamor. Për këtë njoftoi të martën në mbrëmje shërbimi i shtypit i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA). Në elektrostacionin atomik “Fukusima-1” evidentohet niveli i rritur i rrezatimit radioaktiv. U morr vendimi për evakuimin e gjithë personelit të tij.