0Nga sallat e kontrollit të elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1”, i cili pësoi avari gjatë tërmetit shkatërrimtar, për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit do të largohet i gjithë personeli, njoftoi kompania energjetike “Tokio Electric Power”, e cila është operatore e këtij elektrostacioni atomik. Më parë Sekretari i përgjithshëm i kabinetit të ministrave Yukio Edano tha, se niveli i rrezatimit në afërsi të elektrostacionit atomik ra në mënyrë të ndjeshme, por shumë shpejt pas kësaj në bllokun e katërt energjetik të tij, në pishinën e destinuar për grumbullimin e lëndës së konsumuar djegëse bërthamore, filloi vlimi i ujit, gjë kjo që është e mbarsur me rrezikun e shkrirjes së kasetave me material bërthamor të destinuara për përftimin e energjisë termale në reaktorin bërthamor. Agjencia franceze për sigurinë bërthamore e vlerësoi avarinë në elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1”, sipas shkallës ndërkombëtare të 6 të rrezikut, ndër 7 të mundshmet, të situatave emergjente bërthamore.