0Më tepër se 100 vende të botës shprehën gatishmërinë për dhënien e ndihmës Japonisë me qëllim të kapërcimit të pasojave të fatkeqësisë natyrore, një prej më të mëdhave për një periudhë kohore 140 vjeçare, njoftoi dikasteri i politikës së jashtme të vendit. Sipas vlerësimit të mjeteve vendase të informimit masiv, kjo dëshmon mbi përjetimin e sinqertë nga ana e mbarë botës të fatkeqësisë që pllakosi mbi popullin japonez. Shprehen gjithashtu të gatshme për dhënien e ndihmës Japonisë edhe 14 organizata ndërkombëtare. Sot zyrtarisht u bashkuan me to ANEA dhe Banka Aziatike për Zhvillim. Mjetet japoneze të informimit masiv vunë në pah në mënyrë të veçantë pjesëmarrjen e  specialistëve rusë në punimet shpëtuese dhe vendimin e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë për dërgimin në zonën e fatkeqësisë edhe të 100 shpëtuesve të tjerë.