0Rusia shpreh preokupim serioz nga mungesa e progresit në çështjen që ka të bëjë me garancitë e mosdrejtimit të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) të SHBA dhe NATO-s kundër forcave bërthamore ruse, i deklaroi Agjencisë “Interfax” Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Rjabkov. Pozita e Uashingtonit si zor të ketë pësuar ndofarë ndryshimesh për këto kohët e fundit në lidhje me këtë çështje, tha ai, gjatë komentimit të parashikimeve optimiste të Nënpresidentit amerikan Joseph Biden përkatësisht krijimit të sistemit të bashkuar europian të MAR në kohën e vizitës së vet të paradokohshme në Moskë. Mosmarrëveshjet kryesore mbeten akoma të pazgjidhura dhe ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të kapërcimit të tyre, theksoi diplomati.