Shkarko audiofailin

Numri i përgjithshëm i shpëtuesve rusë në zonën e fatkeqësisë natyrore në Japoni përbën më tepër se 200 veta. Kjo është një nga njësitë më të mëdha të huaja, të ingranuara në kërkimin e njerëzve të mbetur nën rrënojat e godinave të shembura. 80 specialistët e parë rusë, që mbërritën në vigjilje, tashmë ia hynë realizimit të operacionit të shpëtimit, deklaroi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtoresha e Departamentit të informacionit të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) Irina Andrianova: “- Njësia e përzier e shpëtuesve rusë ia hyri punës së vet në rajonin e qytetit japonez Sendai. Shpëtuesit tashmë vendosën kampin e tyre bazë dhe në momentet aktuale po zhvillojnë vëzhgimin e terrenit. Ata do të përcaktojnë se ku mund të fillohet nga pastrimi i rrënojave të godinave. Pala japoneze i përcaktoi atyre sektorin e punës në rajonin e aeroportit. Ndërsa vetë kampi ndodhet rreth 400 kilometra në veri të kufijve të qytetit. Në këtë qytet evidentohen shkatërrime shumë serioze. Në dispozicion të njësisë së ardhur nga Moska dhe Lindja e Largët janë vënë 3 automjete emergjente shpëtimi, pajisje kërkimi, instrumente hidraulike si dhe gjithçka e nevojshme (ndër të tjera produkte ushqimore, ujë i pijshëm, medikamente dhe mjete komunikacioni) për punë autonome në zonën e fatkeqësisë natyrore gjatë 2 javëve”, - tregoi Irina Andrianova. Të martën në Japoni pritet të mbërrijë partia e re e pajisjeve dhe instrumenteve për ngritjen dhe pastrimin e rrënojave teknogjene si dhe për zbulimin kimik e radiologjik. Njëkohësisht, Agjencia Federale për Energjetikën Atomike e Rusisë “Rosatom”, me kërkesën e palës japoneze, dërgoi tashmë specialistët e vet për dhënien e ndihmës konsultative në vend në sektorët e shpërthimit të zjarrit në elektrostacionin atomik “Fukushima-1”. Pas shpërthimeve të reja në këtë elektrostacionin atomik të martën në Lindjen e Largët ruse është vendosur regjimi i kontrollit të çdo orëshëm ndaj situatës me rrezatimin. Sipas të dhënave të MSJ, situata është normale, kurrfarë rreziku për shëndetin tani për tani nuk ka. Kjo ka të bëjë në masë të plotë si me qytetin Nahodka, që ndodhet në distancë 193 kilometra nga epiqendra e avarisë në Japoni, po ashtu dhe me ishullin rus Kunashir - 800 kilometra larg Fukushimës. Sipas treguesve të pajisjeve, sfondi i rrezatimit është mesatarisht 1,5-3 herë më i ulët se norma. Gjatë kësaj tejkalimi i treguesve, përkatësisht të normave të lejueshme, nuk është fiksuar në asnjë prej 100 pikave të kontrollit në krahinën e Primorjes, qarkun e Habarovskut, në Sahalin dhe Kamçatkë. Në këto 3 ditët e afërta drejtimi i erës në Lindjen e Largët do të vazhdojë të ruhet - nga territori i Rusisë në drejtim të Japonisë dhe Oqeanit Paqësor.