0Ndotja radioaktive e territoreve të Lindjes së Largët të Rusisë, në lidhje me avarinë që ndodhi në elektrostacionin atomik japonez, ka shumë pak gjasa që të ndodhë, deklaruan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në këto ditët e afërta në zonën e situatës emergjente në Japoni do të dominojë era me drejtim perëndimor, prandaj produktet e hedhjeve të mundshme nga elektrostacioni atomik në atmosferë do të zhvendosen drejt akuatorit të Oqeanit Paqësor. E megjithatë, në rajonet e Lindjes së Largët të Rusisë po zhvillohet monitorimi 24 orësh i sfondit radioaktiv. Regjimi i kontrollit çdo orësh të situatës me rrezatimin është vendosur edhe në krahinën e Habarovskut.