0Japonia iu drejtua për ndihmë ANEA-s në lidhje me gjendjen kritike që u krijua në dy elektrostacione atomike të saj të dëmtuara nga tërmeti, njoftoi Agjencia France Presse. Autoritetet japoneze iu lutën ANEA-s që të dërgojë një grup specialistësh në vend me qëllim të likuidimit të avarisë në elektrostacionin atomik “Fukushima-1”, ku si rezultat i tërmetit të fuqishëm u dëmtua  sistemi i ftohjes së reaktorit. Me deklaratë qetësuese doli Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ajo e quan rrezikun për shëndetin e popullsisë, nga avaria që ndodhi në elektrostacionin atomik në Japoni, minimal.