0Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për zhvillimin e konsultimeve të veta të  paplanifikuara në lidhje me kërkesën e Lidhjes së Shteteve Arabe për vendosjen e zonës së papilotuar mbi Libi. Projekt rezoluta përkatëse u përgatit nga delegacionet e Francës dhe Britanisë së Madhe. Pozitën e Rusisë në lidhje me këtë çështje e parashtroi në Moskë Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, kërkesa e Lidhjes së Shteteve Arabe duhet studiuar me vemendje të madhe. Tani për tani është e qartë një gjë, se vendet arabe nuk kanë parasysh shkeljen e sovranitetit të Libisë dhe shfrytëzimin e armatimeve për neutralizimin e mbrojtjes kundërajrore libiane. Lavrov theksoi, se vendimin për vendosjen e zonave të papilotuara mund ta marrë vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së.