0Moska i bën thirrje Izraelit të përmbahet nga vazhdimi i veprimtarisë së  ndërtimit të pikave hebree të banimit në territoret palestineze. Në Moskë konfirmuan pozitën e vet principiale në lidhje me paligjshmërinë e ndërtimeve izraelite në territoret e okupuara. Në MPJ të Rusisë i bënë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga gjithfarë hapash të njëanshëm, të cilët mund të minojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për arritjen e rifillimit të procesit palestinezo-izraelit të paqes.