0Turqia shprehet e gatshme për anulimin e regjimit të vizave me Rusinë, deklaroi në intervistën e vet dhënë Agjencisë ITAR-TASS Kryeministri i Turqisë Reçep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) në vigjilje të vizitës zyrtare në Moskë. Sipas fjalëve të tij, Turqia është e interesuar për liberalizimin e shkëmbimit të qytetarëve të dy vendeve. Ai kujtoi, se përkatësisht numrit të turistëve që pushojnë në resortet e Turqisë Rusia mbetet vetëm pas Gjermanisë. Erdogan njoftoi, se gjatë vizitës së vet do të diskutojë me liderët e Rusisë çështjet e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Veçanërisht perspektive ai quan projektet në sferën e energjetikës atomike.