Shkarko audiofailin

Më 14 mars në qytetin gjerman Düsseldorf, ku në maj do të zhvillohet konkursi me mjaft popullaritet i këngës “Eurovision 2011”, u hodh shorti përkatësisht debutimit të pjesëmarrësve të tij. Tashmë është bërë e ditur, se këngëtari rus Aleksei Vorobiov me këngën “Get You” do të dalë në skenë më 10 maj, në gjysmëfinalen e parë. “Ndershmërisht e pranoj, - thotë Aleksei Vorobiov, - se kam dëshirë jashtëzakonisht të madhe të fitoj në konkursin e "Eurovision-it". Sepse, mendoj se nuk ka kurrfarë kuptimi të marrësh pjesë në të, në qoftë se nuk do që të dalësh fitimtar. Ky është fakt i pamohueshëm. Por, pas asaj kur Rusia u bë dy herë fituese e këtij konkursi, unë dua të bëj realitet ëndërrën e çdo muzikanti rus - të dal në nivel ndërkombëtar dhe të bëhem artist i njohur e me popullaritet në mbarë botën, - shprehet Aleksei Vorobiov.

Autor i këngës, me të cilën do të paraqitet në Düsseldorf këngëtari rus në “Eurovision 2011”, është njëri prej producentëve më të suksesshëm muzikorë në botë RedOne. Atij i detyrohen për këngët e veta, që janë bërë tashmë hite, Lady Gaga, Christina Aguilera, Shakira, Jennifer Lopez e shumë të tjerë. RedOne, me që ra fjala, ia ndryshoi emrin këngëtarit rus nga Aleksei Vorobiov në Alex Sparrow, që është përkthim i drejtëpërdrejtë i mbiemrit të artistit (sparrow - në anglisht do të thotë - harabel. Me këtë emër të ri Aleksei dhe do të debutojë në Düsseldorf. Ndërsa tje, ka shumë të ngjarë, që Alex Sparrow të bëhet një brand (brand name) po i tillë kulti si dhe Jack Sparrow (Xhek Harabeli) nga filmi “Piratët e Karaibeve”...

Në intervistën dhënë televizionit rus RedOne tregoi mbi bashkëpunimin e vet me Rusinë: “- Në Rusi ka shumë njerëz të talentuar. Dhe tani ne po punojmë me njërin prej më të mirëve nga ata - me Aleksei-n. Unë jam kaq i frymëzuar, saqë mezi po pres momentin kur ne do të bëjmë për vete botën me një talent të tillë si Aleksei. Thjesht, jam duke pritur me padurim të madh këtë konkurs muzikor dhe reagimin e Rusisë si dhe mbarë botës ndaj këngës që do të këndojë ai. Unë jam me të vërtetë tej mase i entuziazmuar!”, u shpreh RedOne.

0Në Rusi

0Aleksei Vorobiov

0 është një figurë me shumë popullaritet - këngëtar, aktor, i cili ka luajtur tashmë në 14 filma artistikë, pjesëmarrës i show-e tevizivë me popullaritet. Në Moskë Aleksei erdhi nga qyteti i lindjes Tula një djalosh 17 vjeçar. Shumë ëndërra të tij tashmë kanë gjetur mishërim në jetë. Ndërsa tani Aleksei ka shtruar pikësynime të reja përpara vetes: “- Ëndërra ime tani është krijimi i familjes dhe me shumë fëmijë. Së bashku me tim vëlla kujtojmë shpesh ato vite të lumtura, pa ëndërralla, kur na dukej se kishim shumë probleme. Ndërsa në të vërtetë të tilla nuk kishim fare asaj kohe. Babai e nëna, motra dhe vëllai më duan shumë dhe kanë besim të madh tek unë”, - thotë Aleksei Vorobiov.